Shttt…

Zbuloni sekretin e gjumit të shëndetshëm

Flini mirë!

Çdo natë.

Pija e re për gjumë LR LIFETAKT Night Master rregullon në mënyrë afatgjatë procesin e gjumit nëse konsumohet rregullisht. EFEKTI unik i tre-fishtë1,2,3 mbështet ritmin e gjumit të trupit.

 

 

JU ZË GJUMI MË SHPEJT
përmes relaksimit total

FLINI MIRË
përmes përmirësimit të cilësisë së gjumit

ZGJOHENI TË RIGJENERUAR
përmes rigjenerimit optimal gjatë gjumit

  • IHidhni përmbajtjen e një bustine në 100 ml ujë dhe pijeni 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat
  • Mund ta pini edhe pasi të keni larë dhëmbët
  • E disponueshme në paketim praktik mujor: 30 x 3,7 g Bustina

Efekt të tre-fishtë:

Efektiv. Vepron nëse përdoret rregullisht!

JU ZË GJUMI MË SHPEJT

përmes relaksimit total

LR Lifetakt Night Master relakson trupin dhe mendjen tuaj për një kohë të gjatë nëse konsumohet rregullisht dhe ju ndihmon t‘ju zërë gjumi më shpejt.1
Pushimi dhe relaksimi i trupit dhe mendjes janë bazat për një gjumë të shpejtë. Pa to, mendimet nuk qetësohen dhe muskujt nuk mund të relaksohen.

FLINI MIRË

përmes përmirësimit të cilësisë së gjumit

LR Lifetakt Night Master përmirëson cilësinë e gjumit dhe mbështet prodhimin natyral të hormonit të gjumit, melantoninës.4 Janë të shumtë faktorët që kontribuojnë në cilësinë e gjumit të natës. Niveli i melatoninës është thelbësori. Melatonina rregullon përkatësisht kohën e gjumit dhe zgjimit. Përqendrimi i duhur i saj ju bën të lodhur dhe ju ndihmon të bini shpejt në gjumë dhe të flini mirë.

ZGJOHENI TË RIGJENERUAR

përmes rigjenerimit optimal gjatë gjumit

LR LIFETAKT Night Master përmirëson rigjenerimin natyral të trupit dhe mendjes gjatë gjumit dhe në këtë mënyrë ju zgjoheni në formë dhe të relaksuar, „me bateri të karikuara plot“ për të gjithë ditën.2 Rigjenerimi gjatë gjumit është thelbësor: njeriu përpunon informacion, përshtypje dhe stimuj gjatë gjumit. Hormonet e rritjes stimulohen, duke vënë në lëvizje rritjen e muskujve5 dhe mekanizmat e rigjenerimit.6 Sistemi imunitar7gjithashtu rigjenerohet.

AGJENTË EFEKTIVË

për gjumë të shëndetshëm

ALOE VERA

Aloe Vera përmban një kombinim nga acemannan, vitamina, gjurmë elementesh si minerale dhe enzima. Ajo mbështet proceset e përgjithshme të ndërtimit dhe rigjenerimit gjatë natës dhe ndihmon për t‘u zgjuar të rifreskuar.

Aloe Vera rrit gjithashtu shfrytëzimin e përbërësve ushqimorë, si edhe të përbërësve të tjerë aktivë në trup duke rritur kështu bio disponueshmërinë.

EKSTRAKTI I SHAFRANIT

Shafrani ndihmon për të fjetur më shpejt, përmirëson cilësinë e gjumit dhe rikuperimin gjatë natës.1, 2 Ai gjithashtu redukton ankthin.2

Ndër të tjera, shafrani përmban antioksidantë.
VePërgjegjës për këtë janë substancat sekondare bimore në shafran, të tilla si B-karotenoidet.
Ato quhen Crocin dhe Crocetin dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e verdhë të shafranit.

MAGNEZI

Magnezi është i përfshirë në pothuajse të gjitha funksionet trupore dhe ndikon si tek muskujt5 dhe qelizat nervore.12 Ai gjithashtu është i përfshirë në shndërrimin e aminoacidit thelbësor L-Triptofan esencial në serotonin dhe kështu edhe në prodhimin e melatoninës. Melatonina është hormoni i gjumit që kontrollon ciklin gjumë-zgjim të vetë trupit.

EKSTRAKTI I HOPIT

Disa substanca nga lulja e hopit (humuloni, lupuloni dhe disa acide të hidhura) mund të veprojnë në pjesë të ndryshme të trupit. Hopi ka një efekt qetësues dhe relaksues.

L-TRIPTOFAN

L-Triptofani është një nga aminoacidet thelbësore, të cilin nuk e prodhon vetë trupi i njeriut, por duhet të merret nga ushqimi. L-Triptofani është pararendësi i serotoninës (i njohur edhe si hormoni i lumturisë), i cili nga ana tjetër shndërrohet në melatonin, hormoni i gjumit.

ZINKU

Zinku është një element gjurmë jetik dhe i dyti në radhë nga sasia në trupin e njeriut. Merr pjesë në procese të shumta në metabolizëm13, për shembull, zinku luan rol në rigjenerimin14,15 në rritjen e trupit6 dhe forcimin e sistemit imunitar.7,18 Zinku gjithashtu është i përfshirë në formimin e serotoninës dhe në shndërrimin e melatoninës.

VITAMINA B KOMPLEKS

Vitaminat B njihen gjithashtu si vitaminat e sistemit nervor, ose vitaminat që na furnizojnë me energji. Ato luajnë një rol vendimtar në formimin e serotoninës dhe melatoninës, duke kontribuar në ciklin natyral të trupit gjumë-zgjim.

Niacina (Vitamina B3) rregullon metabolizmin e energjisë11 në termocentralet e qelizave (mitokondri) dhe kontribuon në rigjenerimin16.

Vitamina B6 është e rëndësishme për metabolizmin e aminoacideve17 dhe është e përfshirë në prodhimin e mesazheve nervore19 si serotonina dhe sistemin imunitar.20

Tiamina (vitamina B1) mbështet rigjenerimin e trupit dhe mendjes.8

Vitamina B12 mbështet ndarjen e qelizave9, duke mbështetur dhe rigjenerimin natyral. Redukton lodhjen dhe këputjen.10

Shumica e vitaminave B nuk mund të ruhen nga trupi dhe për këtë arsye duhet të furnizoheni rregullisht dhe në sasi të mjaftueshme përmes dietës.

Enciklopedia e gjumit

Njohuri mbi gjumin

Shttt…
Këtu janë 10 fakte që duhet të dini për një gjumë të mirë.
Nga rëndësia e gjumit që ka për mendjen dhe trupin tonë, deri në fazat individuale të gjumit dhe bashkëveprimin e energjisë dhe rigjenerimit - me enciklopedinë tonë të gjumit, ju do të jeni të informuar mirë për gjumin.

 

Tek Enciklopedia e Gjumit

 

 

Këshillat e ekspertëve

për një gjumë të mirë

Ushqimi

[Edhe organet tuaja të brendshme kanë një ritëm të caktuar. Pankreasi dhe zorrët, për shembull, janë shumë më pak aktive gjatë natës. Kjo është arsyeja pse sasia e darkës dhe koha në të cilën e konsumojmë mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe vlerat ushqyese që marrim prej saj. Mos harroni se trupit tuaj I duhen disa orë për të tretur vaktin e fundit të ditës. Pra, të paktën gjatë ditëve të javës, planifikoni të hani darkën në mbrëmje në një kohë që ju lejon të shkoni në shtrat të ngopur, por jo të plotësisht. Disa lloj ushqimesh gjithashtu mund të na ndihmojnë të flemë.

Mësoni më shumë

Ushtrime

Sa më aktiv të jeni gjatë gjithë ditës, aq më mirë do të keni mundësi të flini natën. Mos qëndroni ulur për më shumë se 20 minuta. Qëndroni në këmbë sa më shumë që të keni mundësi. Edhe ecjet e shkurtra deri te makina, kafja apo tualeti bëjnë punë. Nëse nuk mund të dilni jashtë rregullisht ose të bëni sport, provoni të përfshini pak ushtrime 1 ose 20 minuta. Kjo do të largojë stresin.

Mësoni më shumë

Mënyra e jetesës

Shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm ndikojnë në gjumin tonë. Vlen mirë t’i optimizoni ato. Sepse cilësia e gjumit ka një efekt të menjëhershëm në mirëqenien tonë dhe, në planin afatgjatë, në shëndetin tonë. Ndryshimet minimale mund të kenë një ndikim të madh.

Mësoni më shumë

1www.saffractiv.com, prej 13.11.2019. 2 Comercial Química Massó, studim i pabotuar, 2014. 3 Vitamina tiaminë, niacina, B6, B12 dhe magnez kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Zinku kontribuon në funksionimin normal të sistemit njohës. 4 VVitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. 5 Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve. 6 Zinku kontribuon në mbajtën normale të kockave, flokëve, thonjve dhe lëkurës. 7 Zinku kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 8 Tiamina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ushqimin e trurit, si dhe mbështet funksionimin normal të zemrës. 9Vitamina B12 ka një rol në ndarjen e qelizave dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor. 10 Vitamina B12 ndihmon në reduktimin e lodhjes. 11 Niacina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë. 12 Magnezi kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor. 13 Zinku kontribuon në një metabolizëm normal të makroushqyesve. 14 Zinku kontribuon në sintezën normale të ADN-së, në funksionimin normal të sistemit njohës dhe funksionimin normal të sistemit nervor. 15 Zinku ka një funksion në ndarjen e qelizave. 16 Niacina kontribuon në mirëmbajtjen e mukozave normale dhe të lëkurës, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. 17 Vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glukogjenit. 18 Zinku ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 19 Vitamina B6 kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.20 Vitamina B6kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Kërkoni më shumë informacion për produktin

I interesuar gjithashtu

Kompania LR

LR Health & Beauty ka më shumë se 30 vjet në treg dhe është një nga shpërndarësit më të suksesshëm në Evropë. LR zhvillon suplemente ushqimore, kozmetikë premium dhe parfume ekskluzive të yjeve, të prodhuara në Gjermani.

Gjeni partnerin tuaj LR tani

LRworld.com/Contact