Shttt ...

10 gjërat që duhet të dini për një gjumë të mirë

Enciklopedia e gjumit

Njohuri mbi gjumin

Nga rëndësia e gjumit që ka për mendjen dhe trupin tonë, deri në fazat individuale të gjumit dhe bashkëveprimin e energjisë dhe rigjenerimit - me enciklopedinë tonë të gjumit, ju do të jeni të informuar mirë për gjumin.

Pse një gjumë i mirë është kaq i rëndësishëm

Turni i natës për trupin tuaj

Gjumi është koha kur ju pushoni, ndërsa trupi juaj funksionon me shpejtësi të plotë. Natën, proceset jetësore të riparimit dhe rigjenerimit stimulohen në trup. Ato forcojnë sistemin imunitar, ulin rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve celebrale, si dhe kancerin.

Madje fytyra juaj mund të tregojë se si keni fjetur: Dëmtimet në qelizë janë riparuar, fibrat e rëndësishme të kolagjenit zgjasin më shumë dhe e bëjnë lëkurën tuaj të duket e fortë dhe rinore.

Fakti më i rëndësishëm në lidhje me gjumin është: Ju bën të lumtur! Ata që pushojnë janë më të ekuilibruar në jetën e tyre të përditshme, më pak të stresuar dhe më kreativë. Proceset e të nxënit stimulohen gjatë gjumit dhe kanë ndikim në aftësinë për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime efikase gjatë ditës.

Çfarë ju pengon të flini

5 shkaqe për gjumë të keq

Përpëlitjet gjatë natës dhe zgjimi jo i mirë është diçka që ndoshta të gjithë e kanë përjetuar të paktën një herë. Kjo zakonisht ndodh kur gjatë ditës ndiheni pa energji. Është e rëndësishme të gjeni shkakun për problemet tuaja të gjumit dhe t‘i luftoni ato në mënyrë efektive, në mënyrë që të mund të flini më mirë natën tjetër.

Problemet e gjumit mund të kenë shkaqe mendore, të tilla si: stresi, ankthi dhe konflikti; ose shkaqe fizike të tilla si ngërçe, dhimbje ose menopauzë. Shkaqet organike siç janë sëmundjet kardiovaskulare duhet të përjashtohen menjëherë. Gjithashtu shkaqe që rrisin ndjeshmërinë ndaj problemeve të gjumit mund të vijnë nga puna me turne, ndryshimi i vendbanimit, udhëtimet e shpeshta, ose udhëtimet e biznesit dhe natyrisht... zhurma, moti dhe cilësia e dyshekut tuaj. Faktorët e jashtëm, gjithashtu mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj.

Lajmi i mirë: Nëse e dini se çfarë ju shqetëson pushimin tuaj gjatë natës, mund të krijoni një strategji për gjumin rigjenerues.

Pse flemë gjithnjë e më keq

Problemet e gjumit nga një dritë e re

Gjithmonë e më shumë persona flenë gjithnjë e më keq. Arsyet për këtë janë të shumta. Sigurisht, jeta është bërë më stresuese dhe sfiduese. Kjo nuk e bën të lehtë që të ktheheni në shtëpi e të pushoni dhe së bashku me teknologjitë që përparojnë, diçka tjetërqë është shfaqur pengon gjumin tonë: drita artificiale.

Ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj saj, qoftë nëpërmjet TV, telefonave smartphone, ose laptopit. Ne jetojmë atje ku punojmë dhe punojmë atje ku jetojmë. Drita artificiale është shoqëruesi ynë i besuar: ditë e natë i tregon trupit tuaj se është e ndritshme.

Sidoqoftë, hormoni i gjumit melatonina ka nevojë që ne të perceptojmë errësirën, duke na bërë të ndihemi të lodhur dhe të ndihmojmë trupin tonë të flejë. Kështu që „ndihma juaj e parë“ për një natë qetësuese është shumë e thjeshtë: Fikni dritat! Ndizni gjumin tuaj.

 

CFARË ËSHTË MELATONINA?

MELATONINA ËSHTË NJË HORMON QË KONTROLLON RITMIN DITË-NATË TË TRUPIT TË NJERIUT. Këshilla eksperte nga Sven Werchan

Pse kaq shumë persona janë të prekur

Bëhuni mjeshtër i gjumit me Night Master

Rigjenerimi, relaksimi, lehtësimi: Përdorimi i natës për atë që supozohet të jetë është sfiduese për shumë persona. Ata nuk janë mjeshtër të gjumit të tyre edhe pse ju duhet kaq shumë.

Qofshin nxënës apo studentë që janë nën presion të madh dhe shpesh studiojnë deri vonë duke përdorur teknologjinë digjitale; ose njerëz që punojnë me turne, apo që udhëtojnë shpesh me avionë, flenë në mënyrë jo të rregullt dhe shpesh janë larg në udhëtime pune; apo edhe ata/ ato që merren me menaxhimin e familjes dhe kanë në kontroll shumë gjëra gjatë ditës, shpesh nuk mund të „fikin dritat“ e tyre për pak kohë sepse duhet të mbajnë mend gjithçka.

Pensionistët, të cilët nuk kryejnë më punën e tyre të rregullt, shpesh humbasin ritmin e tyre - ashtu si femrat në menopauzë që vuajnë nga nivele të pabalancuara të hormoneve. Dhe e fundit: sportistët. Ata duhet të rezistojnë ndaj sforcimeve të larta fizike dhe urgjentisht duhet të rigjenerohen natën.

Me LR LIFETAKT Night Master të gjithë mund të bëhen „mjeshtër“ të gjumit të tyre.

Pse lodhemi

Për kënaqësinë e të qenit në gjendje për të fjetur

Pasi serotonina, hormoni i lumturisë, kthehet në melatoninë hormoni i gjumit, më në fund ne mund të flemë. Në mënyrë që kjo të funksionojë pa probleme, duhet të përmbushen disa kushte.

Trupi ynë ka nevojë edhe pë një element të tretë për gjumë të mirë: aminoacidin triptofan, i cili është i nevojshëm për të formuar hormone, siç është serotonina. Një dietë e shëndetshme mbështet metabolizmin e triptofanit, ndërsa hormoni i stresit kortizoli e ngadalëson atë.

Pasi të formohet serotonin i mjaftueshëm, shndërrohet në melatonin nga enzimat në trurin tonë, të cilat ndikohen nga drita. Kjo është arsyeja pse niveli i melatoninës është 10 herë më i lartë gjatë natës sesa gjatë ditës. Ne lodhemi, flemë mirë dhe zgjohemi të lumtur.

 

CFARË ËSHTË TRIPTOFANI ?

L-triptofani i përket aminoacideve thelbësore dhe nuk mund të prodhohet nga trupi i njeriut, por duhet të merret përmes ushqimit.

Cilat fazave të gjumit u nënshtrohemi?

5 Fazat për një gjumë të mirë

Gjumi i shëndetshëm dhe rigjenerues përbëhet nga 5 faza - çdo fazë ka detyrën e vet të veçantë. Çdo cikël gjumi zgjat rreth 90 minuta dhe përsëritet katër deri në shtatë herë në natë.

Faza e parë është faza e fillimit të gjumit. Trupi dhe truri qetësohen dhe aktiviteti ynë i muskujve zvogëlohet. Gjumi është shumë i lehtë dhe sipërfaqësor.

Kjo fazë karakterizohet nga gjumi i lehtë i cili zgjat rreth gjysmën e tërë kohës sonë në gjumë. Pulsi dhe frymëmarrja ngadalësohen, temperatura e trupit bie dhe trupi relaksohet edhe më shumë.

Shumë shpejt, faza e gjumit mesatar ju kalon në fazën e gjumit të thellë, e cila është më rigjeneruesja dhe faza më e rëndësishme e gjumit në aspektin fizik dhe mendor. Trupi është plotësisht i qetë dhe aktivitetet e muskujve dhe trurit mbahen në minimum.

Faza e fundit është faza REM, faza e ëndrrave. REM-i është i shkurtër, me lëvizje të shpejtë të syve dhe shpesh quhet „gjumi i ëndrrave ,gjumi aktiv ose gjumi paradoksal“, sepse këtu ndodh ënderrimi. Tani truri përpunon informacionin dhe ndjesitë emocionale. Sistemi muskulor është plotësisht i relaksuar. Ky është një mekanizëm mbrojtës i trupit, në mënyrë që të mos imitojmë lëvizjet për të cilat ëndërrojmë.

Si rigjenerohet trupi ynë natën

Le ta fillojmë ditën të freskët

Trupi ynë funksionon si sistem i zgjuar, duke përdorur çdo mundësi për t‘u rigjeneruar dhe riparuar vetë brenda natës. Kushdo që bie në gjumë i lodhur e i rraskapitur natën, e di që trupi do të bëjë punën e tij.

Muskujt shërohen ditën tjetër pasi hormonet e rritjes çlirohen duke rigjeneruar qelizat. Mekanizmat e riparimit kanë filluar, antitrupat e sapoformuar në gjak forcojnë gjithashtu sistemin imunitar, i cili lufton patogjenët. Procesi i ndarjes së qelizave të lëkurës shpejtohet dhe rinovon lëkurën, duke e bërë atë më të fortë dhe më elastike.

Një aktivitet më i lartë i enzimave gjatë natës rrit proceset e riparimit në ADN. Nga ana tjetër, ndjesia e urisë dhe pesha e trupit rregullohen nga neurotransmetuesit si leptina, ghrelina dhe insulina.

Mëlçia është kandidati për çmimin „bashkëpunëtor i muajit“ dhe punon me rendiment të dy-fishtë: gjatë natës ajo rendit dhe eliminon toksinat dhe përpunon ushqime të rëndësishme në të njëjtën kohë.

Për çfare? Që ju të pushoni dhe të zgjoheni të rifreskuar dhe gati për të filluar ditën e re. Riparim dhe rigjenerim, i plotë.

Si mendja jonë rigjenerohet natën

Gjumi ju bën të zgjuar

Çfarë bën gjumi me lëndën gri në trurin tonë? Në thelb gjumi e riparon atë. Sasia e lëndës gri në tru përcakton pikat tona të forta dhe të dobëta mendore. Më thjesht: aq më shumë, aq më mirë. Stresi, për shembull, zvogëlon sasinë e qelizave.

Truri bën disa pastrime çdo natë. Ndërsa flemë, nyjet e tepërta midis neuroneve janë eleminuar në mënyrë që të bëjnë vend për informacione të reja. Truri në thelb shpërthen mbeturinat molekulare gjatë natës dhe enët limfatike të vendosura në kafkën tonë i largojnë ato. Në disa raste ky funksion zvogëlohet me procesin e plakjes. Kjo quhet demencë.

Mësoni ndërsa flini - shpesh dëgjojmë që njerëzit ta thonë këtë. Por a është me të vërtetë e mundur? Proceset biokimikem të cilat funksionojnë pa probleme ndërsa flemë, ndihmojnë neuronet tona të bashkëveprojnë. Njohuritë e fituara janë pozicionuar në kujtesën tonë, informacionet e panevojshme janë renditur dhe eliminuar. Natë pas nate një program fitness-i për trupin forcon performancën tonë mendore.

Ndërveprimi midis energjisë dhe rigjenerimit

Dita dhe nata në ekuilibër

Kur dita dhe nata nuk janë në ekuilibër, fillojmë të ndihemi të stresuar. Në këto raste na vjen në ndihmë LR LIFETAKT, për një mënyrë jetese të shëndetshme, dhe me mirëqenie. Zgjidhjet tona gjithëpërfshirëse kombinojnë gjetjet më të fundit shkencore me më të mirat që na ofron natyra.

Për më shumë energji gjatë ditës, MIND MASTER është një mbështetje afatgjatë. Mbron trupin tuaj nga stresi oksidativ dhe promovon performancën e mendjes dhe trupit1. MIND MASTER EXTREME është nxitës energjie në mënyrë të menjëhershme.

<Për më tepër, NIGHT MASTER siguron rigjenerim efektiv gjatë natës. Ai ndihmon trupin të relaksohet për një kohë të gjatë, të flejë më shpejt dhe të rigjenerohet.<sup>2 Mendja dhe trupi e gjejnë pjesën tjetër që u duhet patjetër për të filluar ditën e re me energji të reja. Në ekuilibër me ciklin dhe mirëqenien tuaj.

 

FUQI E DY-FISHTË PËR DITËN DHE NATËN

LRimbushni baterinë tuaj gjatë natës me NIGHT MASTER dhe rritni performancën dhe energjinë tuaj gjatë ditës me MIND MASTER. Dyshja perfekte për mjeshtrat e vërtetë.

1 Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Vitamina B12 kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
2 Vitamina tiaminë, niacina, B6, B12 dhe magnezi kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Zinku kontribuon në funksionimin normal të sistemit njohës.

Çdo individ ka nevojë për sasi të ndryshme të gjumit

Gjumi është në ADN

Edhe pse gjumashët njihen për kokën e rënduar dhe përgjumjen e vazhdueshme, në të vërtetë askush nuk zgjedh sasinë e gjumit që u nevojitet. Për shembull, fëmijët flenë më shumë gjatë fazës së tyre të rritjes, sepse duhet të përpunojnë më shumë informacion dhe përshtypje. Sa më i vjetër të jetë personi, aq më pak gjumë i nevojitet.

Nëse flemë pak orë apo zgjohemi vonë, është e përcaktuar nga gjenet tona. Rekomandimet për kohëzgjatjen e gjumit ndryshojnë sipas specifikave të gjithkujt.

Atyre që flenë shumë, u duhen të paktën 8-10 orë gjumë në natë për t'u ndierë mirë dhe të fortë. Ora e tyre e brendshme punon më ngadalë, por zakonisht u duhet të përshtaten me rregullat sociale, të tilla si zgjimi herët për të shkuar në shkollë ose në punë. Ata luftojnë përgjithmonë me ritmin e tyre natyral të gjumit. Është e rëndësishme për ta që të kenë ndikim pozitiv në ritmin e gjumit, në mënyrë natyrale dhe afatgjatë.

Ata që flenë pak ju duhen vetëm 7 orë gjumë për t'u çlodhur dhe rigjeneruar. Nëse do të flinin më pak, atëherë do të ndiheshin të lodhur.